Ndërlidhjet

Arreston 15 persona, të dyshuar për përgatitje të sulmeve ndaj Australisë


Kryeministri i Australisë, Tony Abbot

Kryeministri i Australisë, Tony Abbot

Policia australiane ka arrestuar 15 persona, të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste në këtë vend.

Bastisjet dhe arrestimet kanë ndodhur sot para-agimit, në tri vende, Sydney, Brisbane dhe Logan, ka njoftuar policia australiane.

Zëvendëskomisionieri i Policisë Federale të Australisë, Andrew Colvin ka thënë se rreth 800 policë kanë bastisur dhjetëra prona në këto tri qytete.

“Policia beson se grupi i arrestuar ka pasur për qëllim që të kryejnë një sulm terrorist këtu në Australi”, ka thënë Colvin.

Autoritetet australiane, më 12 shtator kanë rritur alarmin e terrorizmit në këtë vend, nga ‘i mesëm’ në të ‘lartë’.

Kryeministri Tony Abbot, pati thënë me 12 shtator se “ka njerëz që përpiqen dhe kanë kapacitete për të kryer vepra terroriste në Australi”.

XS
SM
MD
LG