Ndërlidhjet

Maltreton një 9 vjeçar, dënohet me vdekje


Ilustrim

Ilustrim

Një grua është dënuar me vdekje, pasi është shpallur fajtore për ngulfatje të një djali 9 vjeçar.

Lisa Ann Coleman, 38 vjeçare, është shpallur e vdekur nga Ingjeksioni vdekjeprurës, në mbrëmjen e 17 shtatorit, një orë pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së, në Texas, e refuzojë ankesën e saj të fundit për mëshirë.

Hetuesit ishin në shtëpinë e Coleman në korrik të vitit 2004, ku ata gjetën trupin e dobësuar të djalit 9 vjeçar Davontae Williams me rreht 250 lëndime, përfshirë djegie nga cigare dhe plagë të tjera.

Autopsia ka treguar se Williams, ka vdekur nga pa ushqimi dhe pneumonia. Djali atë kohë kishte më pas se 17 kilogramë.

Ëilliamson ishte djali i të dashurës së Coleman. Ato ishin në marrëdhënie për një kohë të gjatë.

Nuk dihen arsyet se si djali i të dashurës së saj ka përfunduar tek Coleman.

Coleman është gruaja e dytë që po dënohet me vdekje në Texas, gjatë këtij viti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia janë të vetmet vende të mëdha demokratike që vazhdojnë të përdorin dënimin me vdekje.

XS
SM
MD
LG