Ndërlidhjet

Militantët e IS, pushtojnë edhe 16 fshatra në Siri


ISIS ne Siri
ISIS ne Siri

Militantët e Shtetit Islamik (IS), kanë pushtuar 16 fshatra kurde në veri të Sirisë, duke përparuar në drejtim të qytetit Ayn al-Arab në kufi me Turqinë, ka njoftuar një zyrtarë ushtarak kurd, sot.

Ocalan Iso, komandant në ushtrinë Kurde, ka thënë për Reuters, se militantët e Shtetit Islamik, po përëdorin armë të rënda, përfshirë tanke në përpjekjet e tyre për të sulmuar qytetin, e quajtur Kobani.

Rami Abdulrahman, themelues i Observatoriut Sirian për të drejtat e njeriut në Siri, ka njoftuar se militantë e IS janë duke u zgjeruar me uzurpimet e tyre, dhe sipas tij, ata tani kanë një numër edhe më të madh të luftëtarëve.

XS
SM
MD
LG