Ndërlidhjet

Shkëmbimet tregtare Kosovë - Rusi nën minimale


Flamuri Kosovës

Flamuri Kosovës

Të dhënat e Doganave të Kosovë tregojnë se shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Rusisë janë minimale.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, se sa i përket eksportit, Kosova në Rusi gjatë vitit 2013 ka pasur vetëm 2 eksporte, derisa gjatë vitit 2014 nuk është shënuar asnjë eksport.

Sa i përket importit, Stavileci ka theksuar se Rusia ka eksportuar në Kosovë produkte bujqësore si grurë dhe disa produkte të tjera, por që janë në vlera minimale.

Qeveria e Kosovës të mërkurën iu është bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Stavileci thekson se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës këto shkëmbime tregtare sado që janë minimale do të ndërpriten.

XS
SM
MD
LG