Ndërlidhjet

Abkhazia në mbështejte të pavarësisë së Skocisë


Ilustrim
Ilustrim

Dhjetra njerëz janë mbledhur në kryeqytetin e rajonit separatist të Gjeorgjisë, Abkhazisë, për të shprehur mbështetje për pavarësinë e Skocisë.

Skocia po mban sot një referendum, përmes të cilit qytetarët do të vendosin nëse ajo duhet të bëhet një shtet i pavarur ose duhet të qëndrojë në Britani të Madhe.

Derisa, skocezët po votojnë, rreht 100 anëtarë të organizatave të të rinjve abkhazë, janë mbledhur, në mbështetje të pavarësisë së skocezëve.

Ata mbanin flamurin e Abkhazisë dhe Skocisë.

Këta aktivistë, madje kanë kërkuar që të dërgojnë disa persona për të vëzhguar votimet, por iu është refuzuar viza e Britanisë së Madhe.

Abkhazia ka shpallur pavarësinë nga Gjeorgjia, në vitin 2008, por ajo njihet shumë pak si shtet i pavarur.

XS
SM
MD
LG