Ndërlidhjet

logo-print

BE e shqetësuar për armët nukleare të Iranit


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian, është shprehur e dëshpëruar me ‘progresin e limituar’ nga ana e Tehran’it për t’i adresuar problemet lidhur me dimensionet e mundshme ushtarake të programit të tij bërthamor.

Kjo deklaratë është lëshuar pasi që zyrtarë të BE-së, janë takuar me zyrtarë Iranian, sot më 18 shtator në Nju Jork.

Pritët që Irani dhe BE, ku pjesëmarrës janë edhe Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojnë bisedimet nesër me 19 shtator.

Ata duan që deri më 24 nëntor të arrijnë një marrëveshje për armët nukleare.

BE dhe shtetet tjera të fuqishme botërore, po kërkojnë nga Irani që të ndërpres aktivitetet në prodhimin e armëve të reja nukleare.

Zyrtarja për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton e Bashkimit Evropian, është udhëheqëse e ekipit negociator, ku pos BE-së, pjesëmarrës janë edhe Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania.

XS
SM
MD
LG