Ndërlidhjet

Rebelët Shiit, sulmojnë kryeqytetin e Jemenit


Sanaa, kryeqyteti i Jemenit
Sanaa, kryeqyteti i Jemenit

Rebelët e armatosur, Shiit kanë hyrë në kryeqytetin e Jemenit, në Sanaa, pas përleshjës me ushtrinë në periferi të veriperëndimit në këtë qytet, kanë njoftuar forcat e sigurisë dhe banorët.

Një banor i veriperëndimit al-Shamlan ka thënë për Reuters se Shiit’ët, e armatosur janë duke përparuar me uzurpimet e tyre në drejtim të perëndimit në qytet.

Luftimet edhe më shumë kanë destabilizuar një vend të varfër i cili është në luftë për të kapërcyer një lëvizje separatiste në jug të saj, pas përhapjes së kryengritjeve të al-Kaidës dhe kërcënimeve të tjera.

Stabiliteti i Jemenit është një prioritet i Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në Gjirin arab, për shkak të pozicionit të saj strategjik pranë eksportuesit të lartë të naftës së Arabisë Saudite.

Një burim ushtarak tha se Shiit’ët e armatosur kanë sulmuar edhe një kamp të ushtrisë në hyrje jugore të kryeqytetit.

Shiit’ët, tanimë i janë përfshirë një lufte të gjatë me Sunnit’ët të cilët e qeverisin vendin, në përpjekje për të marrë nën kontroll atë territor.

XS
SM
MD
LG