Ndërlidhjet

Arabia Saudite i premton Gazës 500 milion dollarë


Gaza

Gaza

Kryeministri palestinez, Rami Al-Hamdallah ka thënë se Arabia Saudite i ka ndarë 500 milion dollarë për të ndihmuar në rindërtimin e Gazës.

Aty ku dëmtimet e shkaktuara nga lufta konsiderohen rreth 4 milardë, të cilat pritet të investohen brenda tri viteve të ardhshme.

Arabia Saudite ka treguar për ndihmën e saj, disa ditë para se të nis konferenca që do mbahet më 12 tetor, ku liderët Palestinez, do të presin edhe donacione nga vende të tjera, përfshirë Turqinë, Katarin, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Rreth 18,000 shtëpi janë shkatërruar gjatë luftës 7 javëshe, në Gaza, kurse janë dëmtuar rreth 40,000 të tjera.

Infrastruktura rrugore po ashtu është dëmtuar rëndë.

Lufta e cila ka nisur më 8 qershor mes Palestinës dhe Izraelit, ka lënë të vdekur rreth 2.100 Palestinez. Kurse 67 ushtarë izraelit dhe 6 civilë.

XS
SM
MD
LG