Ndërlidhjet

Papa Francis: Të krishterët po vuajnë sikur dikur hebrenjtë


Papa Francis
Papa Francis

Papa Francis, ka ngritur shqetësimin e tij se të krishterët në Irak dhe Siri po ballafaqohen me persekutime, njëjtë sikur që janë ballafaquar në të kaluarën hebrenjtë, ka bërë të ditur, Ronald Lauder, Presidenti i Kongresit të hebrenjëve.

“Ju keni vuajtur, tani është radha jonë”, kështu thotë se i ka thënë Papa Francis, Lauder’it, në një takim privat.

“Francis po ashtu ka përsëritur se luftërat e sotme për religjionin mund të kenë shkaktuar luftën e tretë botërore”, ka thënë Lauder, se i ka thënë papa Francis, udhëheqësi i Vatikanit.

Edhe vet, Lauder ka shpreh shqetësimin e tij që bota nuk po ‘ngrit zërin’ mjaftueshëm për vuajtjet e të krishterëve.

“Njëherë hebrenjtë janë ballafaquar me sulme të mëdha, dhe bota ka heshtur. Tani të krishterët po rrezikohen me asgjësim, dhe bota përsëri flet pak. Pse bota nuk po reagon?, ka thënë ai.

Lauder ka thënë se militantët Islamik po i etiketojnë shtëpitë krishtere me mbishkrimin ‘N’ për ‘Nassarah’, term i përdorur në Kuran për të krishterët.

“Nuk ka dallim prej kohës kur Nazistët obligonin hebrenjtë që të bartin yllin e gjelbër të Davidit, që ata të dallohehsin nga të tjerët”, është shprehur Lauder.

XS
SM
MD
LG