Ndërlidhjet

Numër i lartë i votuesve skocez


Ilustrim

Ilustrim

Skocezët sot vendosin nëse vendi i tyre duhet të pavarësohet dhe të ndahet nga bashkëjetesa qindra vjeçare me Britaninë e Madhe apo të vazhdojë të mbetet e bashkuar me të.

Pyetja në fletvotime është e thjeshtë: “A duhet që Skocia të bëhet shtet i pavarur?”

Kjo i ka ndarë skocezët me kampanjët e tyre për disa muaj, një pjesë që bënte fushatë për ‘Po’, dhe tjetra për ‘Jo’.

Sidoqoftë, e ardhmja e Skocisë e cila ka 307 vite që është e bashkuar me Britaninë e Madhe, do të vendoset sot. Vendvotimet do të mbyllën në ora 22:00.

Pjesëmarrja në votime pritet të jetë e lartë, me më shumë se 4.2 milion të regjistruar për të votuar.

Bëhet e ditur se në disa vendvotime, skocezët kishin dalur para qendrave të votimit para orës 7 të mëngjesit, duke pritur hapjen e tyre.

Ndryshe, sondazhet e fundit të opinionit u japin përparësi mbështetësve të bashkimit me rreth 52 përqind kundrejt atyre që duan ndarjen me 48 përqind

XS
SM
MD
LG