Ndërlidhjet

Tre milion fëmijë sirian nuk shkojnë në shkollë


Fëmijë sirian
Fëmijë sirian

Rreth 3 milion fëmijë sirian nuk i ndjekin mësimet në shkollë, pasi që i vendi i tyre po ballafaqohet me luftë, ka bërë të ditur sot organizata ndërkombëtare humanitare,’Save the Children’.

Sipas tyre me këto që po ndodhin në Siri, ka rrezik që një gjeneratë e tërë të mbetet pa edukim. Lufta civile në Siri ka mbytur më shumë se 190,000 njerëz, më shumë se 3 milion i ka detyruar të largohen nga shteti, kurse 6 milion të tjerë janë zhvendosur brenda shtetit.

Raporti i ‘Save the Children’ thotë se kjo luftë po arrin të ketë ndikim të tmerrshëm, në edukimin e një gjenerate të tërë të fëmijëve.

Kjo organizatë tregon se me mijëra fëmijë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, po luftojnë që të regjistrohen në shkolla në vendin e tyre në Siri.

Raporti thotë se shumë prej fëmijëve nuk shkojnë në shkollë sepse nuk kanë me çka të paguajnë shkollën , pajisjet e shkollës, si dhe shumë prej tyre detyrohen të punojnë për të mbajtur familjen. Rreth 80 përqind e fëmijëve refugjatë të Sirisë nuk ndjekin mësimin, thotë ndër tjerash raporti.

XS
SM
MD
LG