Ndërlidhjet

logo-print

Rusia dërgon 4 mijë trupa në Krime


Ilustrim

Ilustrim

Kiev njofton se Rusia ka mbledhur 4,000 trupa në Krime afër urës që lidh gadishullin e bashkëngjitur me rajonin jugor në Kherson të Ukrainës.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Andriy Lysenko ka thënë me 18 shtator se forcat ruse janë vendosur ‘me të gjitha pajisjet dhe municionet’.

Ai ka shtuar se Kievi ka përforcuar forcat e saj në Ukrainën lindore me më shumë trupa dhe pajisje të reja.

Lysenko ka folur disa orë pasi që Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko po përgatitej për t’iu adresuar Kongresit amerikan.

Më 16 shtator, Ministr i Mbrojtjes sw Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë se prioriteti i ushtrisë ruse ka qenë që të rrisë prezencën e saj në Krime.

Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë, është shpallur e paligjshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara OKB.

XS
SM
MD
LG