Rezultatet e votimeve në referendumin në Skoci, tregojnë se shumica kanë votuar kundër pavarësisë nga Britania e Madhe.
Pas numërimit të pjesës më të madhe të fletë-votimeve, 55% janë deklaruar kundë pavarësisë së Skocisë, ndërsa 45% për pavarësi.
Pjesëmarrja në votime ishte tejet e lartë, pasi kanë votuar 85% e njerëzve që ishin në listat e votimit.
Disfatën e ka pranuar edhe ministri i parë i Skocisë, Alex Salmond, i cili ishte udhëheqës i fushatës për pavarësi të Skocisë.
“Me shumicë, Skocia ka vendosur për jo, në këtë shkallë, për t'u bërë vend i pavarur".
"Unë e pranoj vendimin e popullit dhe u bëj thirrje të gjithëve në Skoci për ta pranuar vendimin demokratik të popullit të Skocisë”, tha Salmond, sot herët në mëngjes në Edinburg.