Ndërlidhjet

Obama: Amerikanët - unikë në luftën kundër militantëve


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka falënderuar Kongresin e Shteteve të Bashkuara për votimin për të ndihmuar dhe pajisur kryengritësit e moderuar sirianë dhe, po ashtu, e ka falënderuar Francën për ofrimin e ndihmës në sulmet kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik në Irak.

Obama tha se Franca, “njëri nga aleatët më të vjetër dhe më të afërt” të Shteteve të Bashkuara, do të marrë pjesë në sulmet ajrore kundër ISIL-it, që është shkurticë për grupin, që tash është i njohur gjërësisht si Shteti Islamik.

Presidenti Obama tha se mbështetja e Kongresit u ka traguar militantëve të Shtetit Islamik se amerikanët janë të bashkuar në “konfrontimin e kërcënimit nga ISIL-i, i cili tashmë i ka vrarë aq shumë civilë të pafajshëm”.

XS
SM
MD
LG