Ndërlidhjet

SHBA: Obama e dënoi agresionin e Rusisë në Ukrainë


Barack Obama (djathtas) dhe Petro Poroshenko në Shtëpinë e Bardhë
Barack Obama (djathtas) dhe Petro Poroshenko në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan,Barack Obama, është takuar me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Pas takimit, Obama duke folur në Zyrën Ovale, e ka dënuar atë që ai e cilësoi “agresion rus, së pari në Krime, dhe tash së fundit, në pjesë të Ukrainës lindore”.

Presidenti amerikan e ka lavdëruar Poroshenkon për udhëheqje, duke thënë se lidershipi ishte “kritik në kohën shumë të rëndësishme në historinë e Ukrainës”.

Obama theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta ndihmojnë Ukrainën, për të gjetur zgjidhje diplomatike për krizën me të cilën ballafaqohet ky vend.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e ka falënderuar Obamën për mbështejtje të “jashtëzakonshme” që Shtetet e Bashkuara kanë treguar për Ukrainën.

XS
SM
MD
LG