Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – së paku 19 vetë të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me makinë - bombë në Bagdad
Pamje pas një sulmi të mëparshëm me makinë - bombë në Bagdad

Nga tri sulme me makina – bomba në lagjet kryesisht të banuara me myslimanë shiitë në Bagdad të Irakut, dhe nga të shtënat me mortaja, janë vrarë së paku 19 vetë dhe plagosur më se 50 të tjerë.

Zyrtarët e sigurisë në Irak thanë se dy makina kanë eksploduar në Kadimija dhe një tjetër në qarkun e afërt, Tobça.

Po ashtu, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë të zjarrit.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Irakut, Saad Maan, tha se forcat e sigurisë ishin në mbrojtje të territorit, ku kanë ndodhur sulmet dhe se dy “terroristë” janë arrestuar në Kadimija.

Militantët e Shtetit Islamik, që kanë okupuar pjesë të mëdha në veri dhe perëndim të Irakut, gjatë muajve të fundit, e kishin marrë përgjegjësinë për disa sulme vetëvrasëse me bomba në Bagdad.

XS
SM
MD
LG