Ndërlidhjet

SHBA: Nuk parashihet takimi i Obamës me Rohanin


Hassan Rohani dhe Barack Obama (djathtas)

Hassan Rohani dhe Barack Obama (djathtas)

Nuk parashihet që presidenti amerikan, Barack Obama, të takohet me presidentin e Iranit, Hassan Rohani, gjatë javës së ardhshme, kur të dy zyrtarët e lartë do të gjenden në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, një zyrtar amerikan tha se Obama mbetet i hapur për një takim të tillë.

Ky zyrtar amerikan, që ka folur në kushte të anonimitetit, tha se sekretari ammerikan i shtetit, John Kerry, me gjaasë do të mbajë bisedime me ministrin e jashtëm iranian, Javad Zarif, në margjina të mbledhjes vjetore të Asamblesë së OKB-së në Nju Jork.

Zyrtari amerikan tha se megjithqë nuk ka plane që Obama të takohet me Rohanin, “presidenti i Shteteve të Bashkuara është mirë i njohur se është i hapur për takim të tillë, por zgjedhja e vërtetë i takon Iranit”.

Vitin e kaluar, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuaa, Obama dhe Rohani folën nëpërmjet telefonit, e jo ballë për ballë, megjithqë të dy ishin në Nju Jork.

XS
SM
MD
LG