Ndërlidhjet

Francë: Ndërmerret sulmi i parë ajror kundër militantëve


Pamje e aeroplanit luftarak francez të tipit Rafale

Pamje e aeroplanit luftarak francez të tipit Rafale

Aeroplanët luftarakë francezë e kanë ndërmarrë sulmin e parë ajror kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

Zyra e presidentit francez, Francois Hollande, tha se aeroplantë sot e “e kanë shkatërruar krejtësisht” një depo të logjistikës të militantëve të Shtetit Islamik në pjesën veerilindore të Irakut.

Paralajmërohet se “gjatë ditëve të ardhshme” do të ketë sulme të mëtejshme ajrore.

Franca është vendi i parë që u është bashkuar Shteteve të Bashkuara në kryerjen e sulmeve ajrore kundër militantve të Shtetit Islamik në Irak.

XS
SM
MD
LG