Ndërlidhjet

Taxhikistan: 200 shtetas luftojnë për militantët në Irak dhe Siri


Pamje nga kryeqyteti Dushanbe në Taxhikistan
Pamje nga kryeqyteti Dushanbe në Taxhikistan

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, tha sot se 200 shtetas të Taxhikistanit u janë bashkuar militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Mëtutje, ai theksoi se 30 prej tyre janë vrarë, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar pasi janë kthyer në Taxhikistaan.

Zoti Ramon tha se stabiliteti i vendit të tij ballafaqohet me kërcënim në rritje nga grupet ekstremiste religjioze dhe se luftimi i ekstremiszmit, e veçanërisht në mesin e të rinjëve, do të jetë prioritet i Partisë Demokratike Popullore të tij, e cila e udhëheq qeverinë.

Autoritetet e Taxhikistanit, këtë javë, e kanë arrestuar një grua të dyshuar se ishte përpjekur të largohej nga vendi dhe t’i bashkohej bashkëshortit të saj xhihadist në Siri.

Raportohet se ajo kishte udhëtuar me tre fëmijët e saj.

XS
SM
MD
LG