Ndërlidhjet

Gjeorgji: Gjykata e konfiskon pasurinë e ish-presidentit


Pamje nga pjesa qendrore e Tbilisit

Pamje nga pjesa qendrore e Tbilisit

Një gjykatë në Gjeorgji e ka konfiskuar pasurinë e ish-presidentit, Mikheil Saakashvili.

Avokati i presidentit, Otar Kakhidze, tha sot se janë konfiskuar shtëpia e klientit të tij dhe toka në rrethin lindor, Kvareli, në pritje të hetimeve për një rast gjyqësor kundër Saakashvilit.

Gjykata e Apelit në kryeqytetin Tbilisi, po ashtu, e ka konfiskuar një banesë, e cila i takonte bashkëshortes së Saakashvilit, Sandra Roelofs, dhe pasuritë që i takonin nënës dhe gjyshes së saj.

Kjo lëvizje ka shkaktuar kritika nga vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që ia kanë tërhequr vërejtjen qeverisë së Gjeorgjisë, kundër çfarëdo ndjekjeje me mtoive politike kundër ish-zyrtarëve.

Saakashvili ishte president i Gjeorgjisë në periudhën 2003 – 2013. Ai është larguar nga vendi pasi i përfundoi presidenca në nëntorin e kaluar.

Ai është akuzuar në mungesë për keqpërdorim të pozitës dhe për organizimin e një sulmi kundër një ligjvënësi.

Saakashvili ka thënë se akuzat janë të pabaza.

XS
SM
MD
LG