Ndërlidhjet

Obama i gëzohet mos pavarësisë së Skocisë


Presidenti, Barack Obama

Presidenti, Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka mirëpritur rezultatin e votimit të skocezëve, të cilët i thanë ‘Jo’ pavarësisë ndaj Britanisë së Madhe.

“Ne nuk kemi aleat më të afërt se Britaninë e Madhe, dhe ne shikojmë përpara që të vazhdojmë me miqësinë e fuqishme dhe speciale që e kemi me popullin e mrekullueshëm të Britani të Madhe dhe Irlandës Veriore që së bashku t’i adresojmë sfidat me të cilat përballet sot bota”, ka thënë Obama sot më 19 shtator.

Skocia më 18 shtator ka votuar që të mbetet e bashkuar me Britaninë e Madhe.

Rezultatet përfundimtare kanë treguar se 55.3 përqind e votave ishin kundër pavarësisë, ndërsa 44.7 pro pavarësisë.

XS
SM
MD
LG