Ndërlidhjet

Në Afrikën e Jugut vriten 47 persona në ditë


Afrika e Jugut
Afrika e Jugut

Në Afrikën e Jugut kanë ndodhur 17 mijë raste të vrasjeve, gjatë vitit të fundit, e cila ka shënuar një rritje prej 5 përqind në krahasim me vitin e kaluar, ka treguar policia të premtën.

Analisët thonë se, kjo rritje e vrasjeve, tregon se krimi dhe dhuna janë problemet më serioze që po ballafaqohet vendi.

Vrasjet dhe disa lloje të tjera të krimeve, janë të vështira për policinë që t’i ndalojë, sepse shumica e rasteve përfshijnë njerëz që e njohin njëri tjetrin, ka thënë komisionieri i policisë kombëtare, gjenerali Riah Phiyega.

Partia kryesore e opozitës, Aleanca Demokratike, ka thënë se sipas këtyre të dhënave, në vend ndodhin 47 vrasje për çdo ditë, duke e krahasur këtë përqindje me rastet kur një vend është në luftë.

Kjo rritje e normave të vrasjeve, por edhe të krimeve të tjera, tregon për nevojën se vendi ka nevojë për të përmirësuar shërbimin e fshehtë të inteligjencës dhe të bëj përmirësime të tjera, kanë konkluduar zyrtarë të Institutit për Studime të Sigurisë, në Afrikën e Jugut.

XS
SM
MD
LG