Ndërlidhjet

Mijëra amerikanë, nisën në Afrikë për të ndihmuar rreth Ebolës


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria amerikane, ka treguar se mijëra trupa amerikane, të premtura që do të dërgohen në Afrikë për të luftuar me sëmundjen Ebola, janë nisur.

Ata do të qëndrojnë fillimisht 30 ditë, ku do të ndihmojnë me trajnime dhe me gjëra të tjera që t’i ndihmojnë afrikanët të ballafaqohen me sëmundjen.

Gjenerali, Ray Odierno ka thënë se sëmundja është përshpejtuar shumë më shpejt se që është menduar, kështu që SHBA ka nevojë për të dërguar njerëz në terren që të ndihmoj afrikanët.

Presidenti, Barack Obama ka premtuar 3.000 trupa, dhe ekipe të tjera, disa prej të cilëve tashmë kanë mbërritur në Liberi për të bërë vlerësimet fillestare.

XS
SM
MD
LG