Irani dhe 6 fuqitë botërore kanë nisur raundin e radhës të bisedimeve lidhur me programet nukleare të Republikës Islamike.
6 shtetet që po diskutojnë me Iranin, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.
Bissedimet kanë nisur sot në Nju Jork dhe do të zgjasin deri në fund të javës së ardhshme.
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, pritët që të merrë pjesë në këto bisedime javën e kaluar.
Qëllimi i bisedimeve mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore është për të frenuar programin bërthamor të Republikës Islamike.
Palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje, e cila siguron se Irani nuk do të zhvillojë armë bërthamore.
Marrëveshja po ashtu do të lehtësonte sanksionet e Perëndimit kundër Teherani't - kryeqytet i Iranit.
Palët kanë arritur një marrëveshje të përkohshme vitin e kaluar dhe kanë caktuar datën 24 nëntor si afat për marrëveshjen e përhershme.