Ndërlidhjet

Ukraina nuk ka buxhet për të marrë pjesë në Eurovizionin 2015


Ilustrim
Ilustrim

Ukraina njofton se ajo nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e ardhshëm - Festivalin Evropian të Këngës, për shkak të kufizimeve financiare.

Drejtori i Televizionit Nacional në Ukrainë, Zurab Alasania, ka thënë të premtën se arsyeja pse nuk do të marrin pjesë në Eurovizionin 2015, është për shkak situatës së paqëndrueshme financiare dhe politike shkaktuar nga konflikti në Ukrainën lindore.

Eurovizioni i ardhshëm do të mbahet në maj 2015, në Vjenë të Austrisë.

XS
SM
MD
LG