Ndërlidhjet

Rifillojnë bisedimet për zgjidhjen e krizës në Ukrainë


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Një raund i ri i bisedimeve për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë, ka nisur sot në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë.

Grupi negociues, përfshin përfaqësues të Rusisë, Ukrainës, dhe separatist pro-rusë, si dhe Organizatën për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE)

Në mesin e negociatorëve është ish presidenti ukrainas, Leonid Kuchma, ambasadori rus në Kiev, Mikhail Zurabov, përfaqësuesi special i OSBE-së, Heidi Tagliavini, dhe katër udhëheqës të separatistëve në Ukrainë, AAleksandr Zakharchenko, Igor Plotnitsky, Aleksey Karyakin, dhe Andrei Purgin.

Bisedimet e reja kanë ardhur pasi që Ukraina dhe separatistët kanë rënë dakord për një armëpushim më 5 shtator, për të zgjidhur pesë muaj të konfliktit mes tyre.

Por kjo marrëveshje është shkelur disa herë nga të dyja palët.

XS
SM
MD
LG