Ndërlidhjet

Lirohen pengjet turke, të mbajtura nga IS-i


Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka bërë të ditur se 49 pengjet turke, të rrëmbyera nga militantët e Shtetit Islamik (IS) në qytetin Mosul të Irakut, janë kthyer në Turqi.

Davutoglu ka konfirmuar se të gjithë ata janë në gjendje të kënaqshme.

Grupi është rrëmbyer në muajin qershor, kur militantët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e Mosulit dhe, rrjedhimisht, kanë uzurpuar konsullatën turke në këtë qytet.

Pengjet kanë përfshirë konsullin e përgjithshëm, Ozturk Yilmaz, diplomatë të tjerë, ushtarë dhe fëmijë.

Davutoglu nuk ka dhënë detaje për rrethanat e lirimit të tyre, por ka thënë se pengjet janë liruar përmes “metodave” të agjencisë së inteligjencës.

XS
SM
MD
LG