Ndërlidhjet

Evakuohen pjesë të Shtëpisë së Bardhë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Pjesë të Shtëpisë së Bardhë janë evakuuar, pasi një person ka kapërcyer gardhin dhe ka vrapuar drejt ndërtesës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, kur shërbimi sekret ka urdhëruar evakuimin e Krahut Perëndimor.

Pamjet kanë treguar shkelësin duke vrapuar nëpër lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, drejt rezidencës së presidentit.

Shërbimi Sekret e ka dërguar atë në paraburgim.

XS
SM
MD
LG