Federata Evropiane e Hendbollit ka vendosur që t’i japë Federatës së Hendbollit të Kosovës anëtarësinë e plotë në këtë mekanizëm.
Në takimin në Dublin, shumica e vendeve anëtare kanë votuar në favor të mocionit që Kosova të pranohet, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Hendbollit.
“Kjo do të thotë se Kosova do të lejohet menjëherë që të marrë pjesë në garat e ekipeve kombëtare”, sqaron njoftimi.
Kosova është pranuar anëtare e Federatës Evropiane të Hendbollit pa të drejta të plota në vitin 2004.