Ndërlidhjet

Obama, thirrje për fushatë të gjerë kundër IS-it


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë sërish thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhiohet sa më shumë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë pushtuar pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë dhe thuhet se kërcënojnë sigurinë globale.

“Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime kundër këtyre terroristëve në Irak apo në Siri. Por, kjo nuk është vetëm luftë e Amerikës. Unë nuk do t’i angazhoj këmbësoritë tona në një tjetër luftë”, ka thënë Obama në adresimin e tij javor.

Shtetet e Bashkuara janë duke udhëhequr përpjekjet për të krijuar një përgjigje globale kundër kërcënimit në rritje të Shtetit Islamik.

Aleanca deri më tash ka mbledhur disa shtete arabe dhe aleatë të SHBA-së, ndërsa sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar që edhe Irani të mos mbetet jashtë këtij koalicioni.

XS
SM
MD
LG