Ndërlidhjet

logo-print

6 aeroplanë rusë ua “mësynë” brigjeve të Alaskës


Ilustrim

Ilustrim

Gjashtë aeroplanë luftarakë rusë janë penguar nga aeroplanët amerikanë dhe kanadezë pranë brigjeve të Alaskës, kanë konfirmuar zyrtarët e mbrojtjes në SHBA.

Aeroplanët rusë kanë hyrë në atë që njihet si Zona e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore, por nuk kanë prekur hapësirën ajrore të SHBA-së.

Aeroplanët, dy nga të cilët kanë qenë MiG 31, kanë lënë zonën pa shkaktuar ndonjë incident.

Zona e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore është një zonë e hapësirës ajrore, e cila shtrihet rreth 200 milje nga bregdeti dhe mbulon kryesisht hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Të mërkurën, edhe Ministria e Jashtme e Suedisë ka thënë se dy aeroplanë ushtarakë rusë kanë kaluar në hapësirën ajrore suedeze.

Ministria e ka cilësuar këtë si “shkelje serioze” dhe ka thirrur në bisedë informative ambasadorin rus në Suedi.

XS
SM
MD
LG