Ndërlidhjet

Dhunë në Ukrainë, përkundër marrëveshjes


Donjeck, Ukrainë
Donjeck, Ukrainë

Media të ndryshme raportojnë për dhunë në lindje të Ukrainës.

Raportet vijnë vetëm disa orë pas arritjes së një marrëveshjeje midis Qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë, për shtensionimin e konfliktit në lindje.

Marrëveshja nëntëpikëshe, e arritur gjatë bisedimeve në Minsk, u kërkon të dyja palëve që të largojnë armët e rënda nga zona e konfliktit, të pezullojnë fluturimin e aeroplanëve luftarakë në zonë dhe të shkëmbejnë të burgosur.

Ushtria e Ukrainës ka raportuar se një ushtar është vrarë, pasi trupat e saj janë sulmuar në provincën Donjeck.

XS
SM
MD
LG