Ndërlidhjet

Thaçi: Lajm i mirë për sportin kosovar


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar si "lajm shumë të mirë" për sportin kosovar pranimin e Federatës së Hendbollit të Kosoves ai anëtare fuqiplote në Federatën Evropiane të Hendbollit.

"Gjatë mandatit të kaluar kemi ndihmuar hendbollin kosovar shumëfish më shumë se gjatë dekadës së shkuar me mbi gjysmë milioni euro, përfshirë shpenzimet e ndërkombëtarizimit".

"Suksesi i arritur ështe një tregues se sporti jonë ka hyrë në një etapë të re dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë përherë mbeshtetëse për sportistët. Personalisht do te angazhohem qe sporti jonë shumë shpejt dhe me suksese të njëpasnjëshme të thyejë izolimin e padrejtë. Muajt në vazhdim do të jenë të rëndësishëm për lajme të mira sportive", ka shkruar Thaçi në Facebook.

XS
SM
MD
LG