Ndërlidhjet

Abdullah dhe Ghani ndajnë pushtetin


Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah.
Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah.

Kandidatët presidencialë në Afganistan, Abdullah Abdullah, dhe Ashraf Ghani, kanë nënshkruar marrëveshjen për ndarje të pushtetit.

Sipas marrëveshjes, Ghani do të emërohet president, ndërsa Abdullah shef ekzekutiv.

Marrëveshja i jep fund kontestimit disamujor të rezultatit të zgjedhjeve të qershorit.

Presidenti në largim, Hamid Karzai, ka përgëzuar Ghanin dhe Abdullahun dhe ka shfaqur shpresën për paqe dhe prosperitet në Afganistan.

XS
SM
MD
LG