Ndërlidhjet

Turqi: 66,000 refugjatë sirianë qysh të premten


Turqi
Turqi

Rreth 66,000 refugjatë – shumica kurdë sirianë – kanë hyrë në Turqi qysh të premten.

Turqia ka hapur kufirin me Sirinë më 19 shtator, pasi militantët e Shtetit Islamik kanë pushtuar disa fshatra në veri të Sirisë.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se do të rrisë përpjekjet e ndihmës, pasi qindra-mijëra njerëz të tjerë pritet të kalojnë kufirin.

Turqia ka pranuar mbi 847,000 refugjatë sirianë, prejse ka nisur konflikti në Siri, në mars të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG