Ndërlidhjet

logo-print

Sulm me bombë në Kajro, vriten 2 policë


Kajro, 21 shtator 2014.

Kajro, 21 shtator 2014.

Një shpërthim bombe në afërsi të ndërtesës së Ministrisë së Jashtme në Egjipt ka vrarë dy policë dhe ka plagosur disa të tjerë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Ministria e Brendshme ka thënë se ai është sulmi më serioz që ka ndodhur në Kajro në tashmë tre muaj.

Egjipti ka parë rritje të dhunës nga militantët islamikë, prejse ushtria ka rrëzuar presidentin Muhammad Morsi në verën e vitit 2013 dhe ka godtur lëvizjen e tij, Vëllazëria Myslimane, duke arrestuar qindra pjesëtarë të saj.

XS
SM
MD
LG