Ndërlidhjet

Ban u bashkohet protestave kundër ndryshimeve klimatike


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dhe aktori Leonardo di Caprio, do t’iu bashkohen mijëra njerëzve në marshin për veprim kundër ndryshimeve klimatike, që mbahet sot në Nju Jork.

Demonstrata në Manhatan është pjesë e protestave globale që po zhvillohen në mbarë botën.

Ban po ashtu do ta trajtojë çështjen me 125 krerë të shteteve dhe qeverive, të martën në selinë e OKB-së.

Kjo do të jetë mbledhja e parë e tillë që nga konferenca e pasuksesshme e Kopenhagës më 2009.

XS
SM
MD
LG