Ndërlidhjet

Mijëra njerëz kundër rolit të Rusisë në Ukrainë


Moskë - foto arkivi

Moskë - foto arkivi

Mijëra njerëz janë mbledhur në Shën Petersburg dhe Moskë, në protestat kundër rolit të Rusisë në krizën në Ukrainë.

“Kam ardhur këtë sepse jam e bindur se kjo luftë është kriminale. Vendimet për të dërguar trupat ruse në Ukrainë, për të aneksuar Krimenë, janë kriminale. Po ashtu mendoj se kjo do të vazhdojë derisa presidenti rus, Vladimir Putin, të jetë në pushtet”, ka thënë një protestuese në Shën Petersburg, me emrin Tatyana.

Aleksandr Ryklin, nga lëvizja opozitare Solidariteti, ka thënë se slogani i marsheve paqësore është: “Putin, mjaft me gënjeshtra dhe luftëra”.

Protesta të ngjashme janë planifikuar edhe në qytete të tjera jashtë Rusisë, si Pragë, Berlin dhe San Francisko.

Ato përkojnë me Ditën Ndërkombëtare të Paqes, e cila shënohet çdo vit më 21 shtator.

XS
SM
MD
LG