Ndërlidhjet

Gruaja e pengut britanik, apel IS-it


Alan Henning
Alan Henning

Gruaja e një shoferi britanik, i cili po mbahet peng nga militantët e Shtetit Islamik (IS), i ka lutur xhihadistët që ta lirojnë atë.

Alan Henning është rrëmbyer derisa ka qenë në një mision të ndihmës në Siri, dhjetorin e kaluar.

Në një deklaratë të lëshuar përmes Zyrës së Jashtme britanike, gruaja e tij, Barbara, ka thënë se Alan ka qenë duke vozitur një ambulancë, të mbushur me ushqim dhe ujë, në kohën kur është kidnapuar.

Zonja Henning ka thënë se ka dërguar mesazhe te Shteti Islamik, porse nuk ka marrë përgjigje.

Militantët kanë kërcënuar se do të vrasin 47-vjeçarin në një video të lëshuar të shtunën e kaluar, e cila ka treguar për vrasjen e një shtetasi tjetër britanik, David Haines.

XS
SM
MD
LG