Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqje kryeministri i Jemenit


Jemen

Jemen

Raportet nga Jemeni thonë se kryeministri Muhammad Basindawa ka dhënë dorëheqje, pasi rebelët shiitë kanë marrë kontrollin e disa ndërtesave qeveritare të dielën, në ditën e katërt të luftimeve që kanë shpërthyer në kryeqytetin Sana.

Rebelët kanë marrë kontrollin e selive të radios dhe televizionit shtetëror, si dhe të disa ministrive.

Zhvillimi i fundit vjen një ditë pasi një i dërguar i OKB-së ka bërë publike një marrëveshje për armëpushim midis qeverisë dhe rebelëve, por që nuk është nënshkruar ende.

Dhjetëra njerëz kanë vdekur dhe qindra janë zhvendosur nga shtëpitë si pasojë e krizës së fundit.

XS
SM
MD
LG