Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, ka thënë se është duke u rritur numri i vendeve që kanë ofruar mbështetje për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).
Megjithatë, ajo nuk ka përmendur emrat e këtyre vendeve e as nuk ka dhënë detaje për nivelin e tyre të përfshirjes.
Power ka thënë se mbi 40 vende kanë folur në mbështetje të fushatës kundër grupit Shteti Islamik.
Power i ka bërë këto komente për programet e lajmeve të mëngjesit në SHBA.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbajë këtë javë disa takime të nivelit të lartë, shumica prej tyre për kërcënimin që paraqet Shteti Islamik në Irak dhe Siri.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, do të ndjekë disa seanca.