Ndërlidhjet

logo-print

Borchardt largohet nga udhëheqja e EULEX-it


Bernd Borchardt

Bernd Borchardt

Shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, do të largohet nga ky funksion.

Mediat serbe thonë se lajmin e kanë konfirmuar nga burimet e tyre në Prishtinë.

Siç sqarojnë ato, Borchardt do të largohet brenda dhjetë ditësh, pas gati dy vjetësh mandat, dhe do të kthehet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Këshilli i vendeve të Bashkimit Evropian, kohë më parë, mandatin e EULEX-it e ka zgjatur deri në qershor të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG