Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes për ndarje të pushtetit në Afganistan, e cila i jep fund kontestimit disamujor të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas marrëveshjes, Ashraf Ghani bëhet president, ndërsa rivali i tij, Abdullah Abdullah, plotëson postin e sapokrijuar të shefit ekzekutiv.
Disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes, Komisioni Zgjedhor në Afganistan ka shpallur Ghanin fitues të balotazhit të qershorit.
Në deklaratën e saj, Shtëpia e Bardhë ka thënë se “repsekti për procesin demokratik është e vetmja rrugë e mundshme përpara për Afganistanin”.
NATO-ja ka thënë se shpreson se të dy liderët do të ecin përpara “në frymën e partneritetit të mirëfilltë politik”.