Ndërlidhjet

Tre ushtarë afganë zhduken në SHBA


Ilustrim
Ilustrim

Tre ushtarë afganë janë raportuar të zhdukur në Shtetet e Bashkuara.

Ata kanë marrë pjesë në një trajnim në një bazë ushtarake në Kejp Kod, në verilindje të SHBA-së.

Tre ushtarët janë parë për herë të fundit në një qendër tregtare pranë dhe nuk janë konsideruar si kërcënim për publikun.

Zyrtarët ushtarkë janë duke punuar me policinë lokale dhe autoritetet e shtetit për të gjetur vendndodhjen e tyre.

Trajnimi Bashkëpunimi Rajonal mbahet çdo vit, qysh më 2004, për të nxitur bashkëpunimin midis gjërave të tjera.

Trajnimi i sivjetmë ka përfshirë mbi 200 pjesëmarrës nga gjashtë vende.

XS
SM
MD
LG