Ndërlidhjet

Erdogan nuk zbulon detaje për lirimin e pengjeve


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se qeveria e tij nuk do të zbulojë detajet e një operacioni të fshehtë për lirimin e 49 personave, që mbaheshin peng nga militantët e Shtetit Islamik.

Pengjet – 46 turq dhe tre irakianë – janë kthyer në Turqi më 20 shtator.

Grupi ëhstë mbajtur për më shumë se tre muaj nga Shteti Islamik, i cili e ka rrëmbyer atë pasi ka pushtuar qytetin irakian të Mosulit, në muajin qershor.

Ajo se çfarë ka bërë Turqia për të siguruar lirimin e pengjeve, ka qenë subjekt i shumë spekulimeve.

Erdogan ka mohuar se ka paguar para për lirimin e tyre.

Ai po ashtu nuk ka pranuar se ka pasur shkëmbim të të burgosurve me grupin terrorist.

XS
SM
MD
LG