Ndërlidhjet

Turqia nis mbylljen e kufirit me Sirinë


Turqi

Turqi

Turqia ka nisur të mbyllë disa nga kalimet e saj kufitare me Sirinë, pasi dhjetëra-mijëra refugjatë kurdë kanë hyrë në këtë vend gjatë dy ditëve të fundit.

Të dielën, forcat turke të sigurisë janë përleshur me kurdët që protestonin në solidaritet me refugjatët.

Disa protestues thuhet se kanë bërë përpjekje për të shkuar në Siri, për të luftuar me Shtetin Islamik (IS).

Shumica e refugjatëve janë nga Kobane, qytet sirian që kërcënohet nga avancimi i militantëve.

Të premten, Turqia ka hapur 30 kilometra të kufirit për sirianët që janë zhvendosur nga Kobane.

Por, sot, vetëm dy nga nëntë pikat kufitare në zonë janë të hapura, ka bërë të ditur agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara – UNHCR.

XS
SM
MD
LG