Ndërlidhjet

Mbi 130,000 kurdë sirianë hyjnë në Turqi


Kufiri Turqi-Siri
Kufiri Turqi-Siri

Ankaraja ka bërë të ditur se mbi 130,000 kurdë sirianë kanë hyrë në Turqi gjatë dy ditëve të fundit.

Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, ka thënë se autoritetet janë duke u përgatitur për ardhje të reja.

Fluksi i kurdëve sirianë vjen pasi militantët e Shtetit Islamik kanë pushtuar dhjetëra fshatra në Siri, pranë kufirit me Turqinë.

Turqia ka pranuar mbi 847,000 refugjatë sirianë, prejse ka nisur konflikti në Siri, në mars të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG