Ndërlidhjet

Talibanët zotohen se do të vazhdojnë xhihadin


Afganistan

Afganistan

Talibanët kanë refuzuar autoritetet e reja afgane dhe janë zotuar se do të vazhdojnë “xhihadin e armatosur” kundër tyre.

Pas disa muajsh të kontestimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, Ashraf Ghani është shpallur të dielën president, ndërsa rivali i tij, Abdullah Abdullah, plotëson postin e sapokrijuar të shefit ekzekutiv.

Talibanët i kanë cilësuar zgejdhjet dhe kompromisin për ndarje të pushtetit si “përpjekje të rreme të Amerikës”.

“Xhihadi ynë do të vazhdojë, për të shpëtuar vendin tonë nga pushtimi dhe për të shtruar rrugën për qeverinë e vërtetë islamike”, ka thënë grupi militant, transmeton DPA.

XS
SM
MD
LG