Ndërlidhjet

Blair: Sulmet ajrore s’mjaftojnë kundër IS-it


Ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka thënë se sulmet ajrore nuk do të jenë të mjaftueshme për të mposhtur militantët e Shtetit Islamik (IS), në Irak dhe Siri.

Blair, në një ese të botuar në ueb-faqen e Fondacionit të tij Besimi, ka thënë se fuqitë perëndimore duhet të jenë të gatshme për misione tokësore.

“Ju nuk mund të çrrënjosni këtë ekstremizëm nëse nuk shkoni atje ku ka origjinën”, ka shkruar Blair.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë nisur sulme ajrore, me shpresën se do të dobësojnë grupin xhihadist.

Blair, i cili në vitet e fundit si kryeministër është kritikuar për angazhimin e britanikëve në luftën në Irak, ka thënë se diplomacia dhe puna humanitare nuk janë të mjaftueshme për të luftuar Shtetin Islamik.

“Nëse ata nuk janë të shoqëruar me luftë fizike, ne do ta zbusim problemin, por nuk do ta zgjidhim atë”, ka thënë ish-kryeiministri britanik.

XS
SM
MD
LG