Ndërlidhjet

logo-print

Militantët e IS dështojnë të uzurpojnë Koban’in


Ilustrim

Ilustrim

Luftëtarët sirianë kanë thënë se kanë arritur të ndalojnë, përpjekjet e luftëtarëve të Shtetit Islamik (IS), për të marrë edhe një qytet në kufirin me Turqinë, ku kryesisht jetojnë kurdë, ka bërë të ditur një zëdhënës i ushtrisë kurde.

"Përleshjet e ashpra po vazhdojnë, por kemi arritur që të ndalim militantët e IS, që të përparojnë në vendin e quajtur Koban në afërsi me kufirin Turk”, ka thënë thënë ai.

Ai ka shtuar se pjesa lindore e Kobanit, po vazhdon të sulmohet, nga militantët e IS.

Më shumë se 100, 000 kurdë janë larguar nga aty, shumica janë shpërngulur në Turqi.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, po ashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit IS nuk ka bërë përparime, për të hyrë në Koban.

Kjo është përpjekja e dytë e IS, për të zënë Kobanin, që nga muaji qershor, kohën kur militantët kanë përparuar me pushtimet e tyre në shumë pjesë të Irakut verior.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë nisur sulmet ajrore kundër militantëve të IS, por kanë kërkuar që për të arritur qëllimin, duhet të kenë edhe mbështetjen e aleatëve.

Sipas Kombeve të Bashkuara, numri i sirianëve që kanë lëshuar vendin e tyre dhe janë shpërngulur në Turqi, mund të ketë kaluar 100,000.

XS
SM
MD
LG